Empoli i Frederik Veselit është mposhtur në shtëpi nga Milani me rezultatin 4-1 në sfidën e javës së 14-të të Serisë A.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi u aktivizua si titullar, por u zëvendësua në minutën e 68-të kur rezultati ishte 3-1 për Milanin. Golat për miqtë u shënuan nga Lapadula që realizoi dopietë, Suso dhe një autogol i Kostas. Për Empolin, golin e vetë, që ishte dhe i barazimit të përkohshëm 1-1 e realizoi Saponara.
Ndërkohë që kuqezinjtë e Montelës me këtë trepikësh konsolidojnë vendin e 3-të në Serinë A.