Një muaj më parë u largua nga Tirana mes polemikash, sot ai ka gjetur një skuadër të re. Bëhet fjalë për Argjend Mustafën. Mesfushori është tashmë pjesë e skuadrës së Vushtrisë në Kosovë. Mustafa u largua pa lënë gjurmë nga Tirana dhe me një dëmtim të parekuperuar për muaj me rradhë në gju. Pasi prishi marrëveshjen me bardheblutë, Mustafa është rikthyer në Kosovë ku do të luaj me skuadrën e Vushtrisë. Më parë ai ka qenë pjesë edhe e Besës, Partizanit dhe Laccit në Superligë.
Argjend Mustafa ka provuar fanellën e Partizanit dhe Tiranës