Paolo Tramexani u largua nga stafi teknik i Kombëtares për të vijuar aventurën e tij si trajner te Lugano në Zvicër. Ish ndihmësi i De Biazit prej dhjetorit nuk është më pjesë e kuqezinjve, megjithatë sot ai është pajisur me pasaportë shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur “Procesi Sportiv”, teksa ka publikuar emrat e të gjithë atyre që marrin sot pasaportë shqiptare, ndër ta Tramexani dhe përgatitësi atletik i Kombëtares, Bele.