Futbolli në Irlandë është në zi, pasi kapiteni i skuadrës së njohur së Derry City-t, Ryan McBride është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij.
Ekipi i tij fitoi me rezultatin 4-0 kundër Drogheda United një ditë më parë, ndërsa sot klubi irlandez ka mësuar lajmin e tmerrshëm.
McBride prej 7 vitesh ishte pjesë e Derry City-t, raporton “The Sun”. Lajmi për vdekjen tragjike e kanë konfirmuar edhe familjarët e 27-vjeçarit.