Tirana ka nisur seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për transfertën e Shkodrës që do të luhet të enjten në “Loro Boriçi”. Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa, i cili ka bërë një analizë të shkurtër për sfidën kundër Luftëtarit.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që grupi është i plotë, përveç afrikanit Reuben i cili dyshohet se ka bërë një tërheqje në kofshë. Sot ai do të bëjë rezonancën manjetike, ku do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të mesfushorit bardheblu.
Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës është përcaktuar të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.