Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Bardheblutë mundën Kamzën me rezultatin 101 – 77, në pallatin e sportit “Feti Borova”.
Gjatë kësaj ndeshjeje pati dhe një incident pasi në një moment u fikën dritat në pallatin e sportit, pas disa minutash situata u rregullua dhe ndeshja vijoi si normalisht.