Tirana luan nesër ndeshjen e kthimit me Besëlidhjen në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1 ndërsa e dyta nesër do të përcaktoj një nga dy finalistet. Tirana nuk ka bërë asnjë ditë pushim pas kampionatit dhe sot skuadra do të izolohet në hotel që në mesditë.
Heshtje për mediat dhe grumbullim. Sezoni është në rrezik dhe për ta shpëtuar atë duhet patjeter që nesër të sigurohet finalja e kupës e më pas mbijetesa. Ka qenë trajneri Josa ai që ka kërkuar që lojtarët të mos pushojnë në shtëpi por në hotel. Pas stërvitjes ekipi do të grumbullohet menjëherë.