Ilion Lika ka hedhur firmën në kontratë me Tiranën.
Portieri tashmë është zyrtarisht një futbollist i bardhebluve, ndërsa burime për newsport.al bëjnë me dije se ai ka firmosur për një sezon me 24 herë kampionët e vendit.
Ilion Lika që la Flamurtarin këtë verë për Tiranën, ishte duke u stërvitur prej dy muajsh nën urdhrat e trajnerit Daja, ndërsa sot që është edhe dita e fundit e merkatos ai është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës më të titulluar në vend.