Adolfo Sormani ka udhëtuar ditën e sotme drejt Italisë. Gazetari sportiv, Fatmir Mëneri, është i ftuar në studion e “Rubrikës Sportive” në TVSH dhe deklaroi që tekniku italian ka udhëtuar në Itali dhe do të kthehet ditën e nesërme. Gjithashtu Mëneri analizoi edhe situatën e krijuar nga tekniku italian te Partizani, teksa deklaroi që presidenti Demi duhet ta shohë ndeshjen si Sormani, duke analizuar anën teknike.
“Unë nuk i kuptoj zgjedhjet e trajnerit Sormani. Shpresoj që presidenti Demi t’i shohë ndeshjet siç i sheh syri i atij, duke analizuar anën teknike dhe taktike. Nëse do t’i shikojë ashtu si ne, atëherë kam përshtypjen që trajneri italian do të kishte prerë biletën vetëm vajtje sot dhe jo vajtje-ardhje pasi ka udhëtuar drejt Italisë”, deklaroi Mëneri.