Lacio shënon golin e tretë ndaj Juventusit. Dy minuta pasi Dybala kishte barazuar rezultatin në 2-2, lacialët kalojnë sërish në avantazh me golin e realizuar nga Murgia në minutën e 93-të.
Një gol që vulosi fatin e Superkupës së Italisë, pasi Lacio arrin të mposhtë Juventusin dhe të ngrejë lart këtë trofe.
Imobile shënoi dy herë për Lacion, por Juventus barazoi me dy gola të Dybala-s.
Më pas, Murgia realizoi në minutën e 93-të duke i dhënë trofeun e Superkupës ekipit të Lacios, me të cilin ishte titullar edhe Strakosha gjatë kësaj sfide.
FT/ Lacio-Juventus 3-2