Teuta ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 kundër Laçit, ndeshje e vlefshme si miqësore në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë.
Të besuarit e Maganit kanë dhënë sinjale pozitive në fushën e blertë, teksa kanë mposhtur kurbinasit në stadiumin “Niko Dovana”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Gripshi. Duhet thënë që në këtë sfidë janë provuar disa lojtarë, por do të jenë stafet respektive që do të vendosin për të.