Partizani do të luajë të enjten kundër Skënderbeut, në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Për këtë takim të kuqtë kanë mësuar se sulmuesi italian, Kaleb Ekuban do të jetë i gatshëm. Së bashku me Bardhin ai është stërvitur së bashku me grupin.
“Skuadra ka vijuar përgatitjet në kuadër të ballafaqimit ndaj Skëndërbeut që do të jetë edhe ndeshja e fundit për vitin 2016. Nën drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e radhës në orën 12:00 në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë. Stërvitja e sotme ka rezultuar e karakterit tekniko – taktik dhe lojtarët kanë shfaqur një gjendje optimale fizike. Sot me grupin janë bashkuar edhe Ekuban me Bardhin lojtarë të cilët nuk ishin prezent në takimin ndaj Korabit. Skuadra nga sot është akomoduar në rezidencën e saj hotel “Vila Park” ku do të qëndroj e grumbulluar”, shkruhet në njoftimin e Partizanit.