Është bërë tashmë traditë, që një ndeshje e Superiores në javë të transmetohet pa pagesë në RTSH.
Por, përveç sfidave të Superiores, televizioni publik transmeton dhe ndeshjet e Europa League. Sot, RTSH do të transmetojë supersfidën Atalanta – Dortmund, që starton në orën 21:05.
Kujtojmë që sot ky televizion transmetoi dhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë për moshat, mes Shkëndijës së Tiranës dhe Vllaznisë.