Partizani si organizator i ndeshjes derbi ende nuk e ka zyrtarizuar orarin e takimit. Tirana ende nuk është njoftuar nga FSHF ndërkohë që pas propozimit të bërë nga Supersport, pak minuta më parë është bërë zyrtare axhenda e kësaj ndeshje.
Partizani – Tirana do të luhet të dielën, në datën 25 shtator, në orën 19:00. Për herë të parë ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Mbeten për tu përcaktuar të tjera detaje që kanë lidhje me organizimin e ndeshjes, por këtë pjesë pritet ta bëj publike klubi i kuq si organizator i ndeshjes.