FSHF ka marrë së fundmi vendimin zyrtar për takimin Vllaznia-Kukësi.
Ky takim që ishte përcaktuar për t’u zhvilluar nesër, do të luhet ditën e enjte, më datë 8 shtator, ora 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Për shkak të zhvillimeve të fundit me Kombëtaren dhe ndeshjen e shtyrë për sot kundër Maqedonisë, FSHF tashmë ka marrë vendimin për të shtyrë sfidën mes Vllaznisë dhe Kukësit me 24 orë më pas.