Sulejman Starova ishte i ftuar në Supersport, ku bëri një analizë punës së tij me Partizanin për sezonin që sapo. Por, menjëherë pas kësaj ka reaguar ish-drejtori Dritan Dervishi, i cili në një prononcim për newsport.al kritikon ashpër trajnerin e kuq.
“Dëgjova me interes drejtorin, trajnerin, këshilltarin, kandidad Starovën! Prisja nga ai të bënte një analizë të thellë për dështimin sportiv të këtij sezoni, por dëgjova vetëm justifikime dhe akuza që vetëm një megaloman mund t’i bëjë. Ai duhet të japë llogari për dështimin e merkatos nga vera deri në janar. Padituri ishte ai që solli trajner, ai që bëri merkato. Dhe më vjen keq për presidentin dhe tifozët e Partizanit që nuk dëgjuan asnjë të vërtetë.
Keqardhje për presidentët që nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes profesionistëve, delenxhirëve dhe dollibashësve që veç se të zhvasin ndonjë lek dhe të “pijnë” gjakun klubeve ku janë instaluar si parazitë, nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër. Po na dha drejtësia kampionatin, do ta falënderoj për ndihmën që dha në fillim, por pres të më kërkojnë falje edhe për sulmet karshi meje.
Gjëja më e mirë që mund të bëjë Starova dhe klani i tij është të largohen nga futbolli dhe t’i lejojnë brezin e trajnerëve të rinj të fillojnë ndërtimin e futbollit modern, jo futbollit të zarfave…
Nuk merren kampionatet duke shajtur digasteret që drejtojnë futbollin. Kampionatet merren me djersë dhe punë nga mëngjesi deri në darkë. Jo duke akuzuar, por duke programuar, duke bërë merkato dhe jo favore. I uroj Partizanit kualifikim në turet Europiane”, ka përfunduar për newsport.al Dritan Dervishi.