Pas ndeshjes së djeshme, Teuta-Partizani, sot do të luhen tre sfida të tjera. Në orën 14:00 janë përcaktuar të luhen Skënderbeu – Laçi dhe Vllaznia – Flamurtari, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillohet supersfida Tirana – Kukësi.
Newsport.al ka mësuar gjyqtarët që do të gjykojnë këto takime ditën e sotme. Për ndeshjen Skënderbeu – Laçi është vendosur që arbitër të jetë Ardian Beqiri, ndërsa sfidën Vllaznia-Flamurtari do ta gjykojë Kridens Meta. Kryendeshja e javës së 21-të, Tirana-Kukësi i është besuar gjyqtarit që mban stemën e FIFA-s, Enea Jorgjit.
Ndërkohë që Luftëtari – Korabi do të mbyllë nesër javën e 21-të, takim i cili do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Luftëtari” të Gjirokastrës.