Trajneri i Partizanit ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka analizuar me detaje ndeshjen kundër rivalëve të Tiranës, të cilën nuk kanë arritur që ta fitojnë, por që kanë mundur që të mbizotërojnë me lojë dhe raste.
“E kemi krijuar këtë edhe në ndeshje të tjera. Ka mbetur shija e hidhur që nuk mundëm të fitonim ndeshjen. Arritëm që të linim kundërshtarin të na bënte vetëm dy gjuajtje në portë. Për ne problemi është finalizimi, sepse këtë e kemi bërë edhe në ndeshjet e tjera. Ndeshja ka qenë ndeshje e bukur, e fortë. Në pjesën e parë nuk kemi bërë ndeshje të mirë, sepse nuk ishim në lartësinë e duhur. Nervozë për garën, ndaj ishim të kushtëzuar. Por, në fund arritëm që të dilnim në lojën tonë”.
Goli në lojë – Sot kemi bërë 13 gjuajtje në portë, traverësë, shtyllë, kemi bërë shumë raste të rrezikshëm në portën e kundërshtarit, por në këtë moment edhe fati nuk ka qenë me ne. Në zonë kanë arritur Vila, Torassa, Ekuban, Bardhi, Batha, kjo është gjë e mirë për ne, por që pa mundur që të shënojnë. Do të vazhdoj që të insistoj për të bërë zhbllokimin e lojtarëve nga ana psikologjike.
Goli në stërvitje – Në stërvitje të gjithë sulmuesit arrijnë që të shënojnë, pro jam i bindur se do të arrijnë që ta gjejnë rrugën e rrjetës. Ne nuk kemi pësuar asnjë gol, kështu që kjo është për t’u vlerësuar.
Bardhi – Ky djalosh po bën më të mirën. Filozofia e trajnerit është që një lojtar nuk mund të ndryshojë lojën, por është skuadra që e bën këtë. Ne po mundohemi dalë ngadalë që ta ingranojmë këtë lojtar. Bardhi ka përmirësuar ka arritur që të jetë efektiv edhe në lojën pa top, gjë që unë e vlerësoj.
Ramadani – Përsa i përket Bertonit, ai ka marrë një karton të verdhë dhe kjo është arsyeja që është aktivizuar Ramdani. Ramdani ka luajtur mirë, por një lojtar nuk ndryshon dot gjithçka.
Plani “B” – Nuk kam asnjë plan “B”. E përsëris, sepse pranoj të gjitha. Do të vazhdoj te ideja ime dhe më intereson që të luaj mirë dhe të shpërblehem kur të vijë momenti. Nuk më intereson nëse Skënderbeu luan mirë ose jo. Jemi agresivë, të shpejtë, krijon lojë, dinamikë, krijon raste, kjo më intereson.