Skuadra e Gjilanit në Superligën e Kosovës ka zyrtarizuar trajnerin që do të jetë në krye të pankinës për dy sezonet e ardhshme.
Bëhet fjalë për Arbnor Morina i cili ka nënshkruar me “Skifterat” edhe për dy vite tjera, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetet sociale klubi gjilanas.
“Jam i lumtur që do të jem pjesë e Gjilanit edhe më tej, dhe jam shumë i gëzuar që njerëzit që e udhëheqin klubin dhe tifozët po e vlerësojnë shumë punën time”, ka thënë Morina.
Ekipi i Gjilanit ka arritur të koleksionojë 38 pikë në 16 javë duke u renditur në vendin e gjashtë.