Skuadra e Bylisit nuk ndalet sërish me postimet e saj në faqen zyrtare në facebook. Teksa ditë më parë “thumbonin” rivalët direkt për t’u ngjitur në Superiore, Lushnjën, këtë radhë klubi mallakastriot e ka me arbitrat. Në faqen zyrtare shkruhej:
“I ka zene frika, ne palce madje, ekipin e arbitrave, mjeshtrat e penalltive dhe qe po iu hapin porten kudo ku luajne!’Qesh mire, kush qesh i fundit'”.
Kujtojmë që Bylis luajti këtë javë me Sopotin në Fushë-Krujë, ku fitoi me rezultatin 0-3.