Skuadra e Skënderbeut ka zyrtarizuar pak minuta më parë lojtarin Blerim Krasniqi.
Nëpëmjet njëpostimi në rrjetet sociale, Skënderbeu ka njoftuar se lojtari është tashmë pjesë e klubit bardhekuq. Krasniqi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me Skënderbeun.
Kavajasi i është bashkuar klubit në Antalia, ai dha dhe një mesazh për tifozët korçarë:
“Jam mjaft i lumtur që jam tashmë pjesë e Skënderbeut, ekipit më të mirë në Shqipëri. Krenar që jam pjesë e këtoj klubi të madh. Prisja të vija në qershor pasi më mbaronte kontrata por u ndjeva i surprizuar pasi klubet arritën marrëveshjen. Fjalët janë të tepërta për klubin tim të ri pasi për të flet ecuria europiane. Jam me këmbë në tokë dhe premtoj që do të jap më të mirën për fanellën bardhekuqe. Shpresoj ta bind dhe trajnerin dhe të kem minuta dhe në kampionat”.
Në fund, Krasniqi ka dhe një mesazh për tifozët bardhekuq: “I përshëndes të gjithë tifozët Korçarë dhe ju premtoj maksimumin tim. Shpresoj të kem mbështetjen e tyre në vazhdim”.