Skënderbeu ka mbyllur seancën e radhës stërvitore. Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Agostineli për të nisur përgatitjet për ndeshjen me Laçin. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar klubi bardhekuq shkruan:
“Ekipi ka zhvilluar sot paradite një seancë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e javës së katërt ndaj Luftëtarit. Përgatitjet vijojnë sot në orën 16:30 tek anekset e stadiumit ku do të zhvillohet dhe një test brenda “shtëpisë” me ekipin Under-19″.