Skënderbeu ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit. Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar në ambientet e stadiumit të Korçës, seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me Korabin.
Nga ana e klubit bardhekuq konfirmohet se Skënderbeu duhet të bëjë në këtë takim pa Osmanin dhe Micin të pezulluar dhe dyshen Lilaj, Idrizaj të dëmtuar.