Skënderbeu nis nesër sezonin e ri dhe drejtuesit e klubit kanë bërë gati një surprizë mjaft të bukur për tifozët. Për të mundësuar një numër sa më të madh fansash në stadiumin “Selman Stermasi”, presidenti Ardjan Takaj ka menduar të vendosë autobusë pa limit për tifozerinë. Në një lajmërim të bërë nga klubi në faqen zyrtare në facebook është lajmëruar që nisja do të bëhet në orën 15:00 nga stadiumi “Skënderbeu”. Tifozët korçar do të vendosen në tribunat A1, A2, H1 dhe H2.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.