Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Korabit.
Burime të sigurta për newsport.al bëjnë me dije se drejtuesit e klubit dibran kanë takuar sot ish-trajnerin e Partizanit dhe kanë gjetur përfundimisht akordin.
Duro është takuar gjithashtu edhe me disa nga lojtarët e Korabit dhe tashmë pritet që klubi dibran ta bëjë zyrtar marrëveshjen me trajnerin e ri, i cili do të zëvendësojë Artan Mërgjyshin e dorëhequr pas humbjes ndaj Flamurtarit të dielën në Vlorë.