Miqësorja e luajtur pasditen e sotme në Peqin mes skuadrës vendase dhe mallakastriotëve të drejtuar nga Julian Ahmataj nuk ka shkuar më tepër se rezultati 1-1. Vendasit me trajnerin Sokol Branica aktivizuan lojtarët më të mirë që kanë në përbërje, ndërsa mallakastriotët janë ende në fazën e eksperimenteve, pasi kanë shumë lojtarë.
Goli për vendësit u shënua nga Lluca në minutën e 40 dhe për miqtë në minutën e 89 nga Qejvani. Ky i fundit është prodhim i shkollës vlonjate, teksa te mallakastriotët bien në sy shumë lojtarë të rinj këtë sezon.
Shkumbini – Bylis 1-1
Shënues: Lluca.E 40′ / 89′ Qejvani
Shkumbini: Ajazi, Turhani, Ramazani, Meta, Kafazi, Nexha, Isai, E.Lluca, Xh.Lluca, Mustafai, Tufa. Trajner: Sokol Branica
Bylis : Mema, Buzi, Kuçi, Metaj, Muskaj, Gava, Muça, Hyshmeri, Kolgega, Roberto, Simiç. Trajner: Julian Ahmataj (U aktivizuan: Xhelili, Qejvani, Fejzaj).