Shkëndija e Tetovës, ashtu si edhe Skënderbeu, ka humbur 2-1 ndeshjen e parë të raundit të tretë në Europa League.
Skuadra shqiptare që militon në kampionatin e Maqedonisë është mposhtur nga skuadra lituaneze e Trakait.
Për ekipin e Shkëndijës barazoi përkohësisht Junior në minutën e 39-të, ndërsa më parë kishte realizuar Maksimov për lituanezët.
Në minutën e 52-të ishte sërish Maksimov që kaloi përsëri në avantazh Trakain.
Junior u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57-të pas një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit duke lënë me një futbollist më pak ekipin e Shkëndijës së Tetovës.
Në minutën e 62-të edhe Cuculi u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, duke ia bërë më të vështirë Shkëndijës misionin për të barazuar rezultatin.
Gjithsesi, kjo humbje 2-1 i jep shpresë Shkëndijës për të pëmbysur rezultatin në sfidën e kthimit drejt kualifikimit për në fazën play-off të Europa League.