Trajneri shqiptar e mori skuadrën polake në muajin qershor, ndërsa punoi derisa e çoi atë në grupet e Champions League, aty ku mungonte prej 20 vitesh. Nisja e kampionatit nuk qe sukses për të, pasi në nëntë javë kampionat grumbulloi vetëm 9 pikë, duke qëndruar larg pritshmërive.
Pikiata u përcoll edhe në ndeshjen e parë të Champions League, ku trajneri Besnik Hasi, i cili shkroi historinë me Anderelcht në Belgjikë, nuk mundi që të marrë pikë, por një humbje me shifrat 0-6 në Varshavë i kushtoi atij shumë.
Pas ndeshjes së luajtur këtë fundjavë kundër Zaglebie, të cilën skuadra e tij e humbi në fushën e saj me rezultatin 2-3, bëri që drejtuesve t’iu sosej durimi dhe të largonin gjakovarin. Por, shkarkimi i tij u bë jashtë kritereve të kontratës, pra në mënyrë të njëanshme. Kjo gjë e detyron klubin polak që t’i paguajë shumën e mbetur të parave, pra afro 1.5 milionë euro.