Sabien Lilaj u shpall “lojtari i ndeshjes” në Skënderbeu-Teuta. Mesfushori u shpreh i lumtur për fitoren dhe kualifikimin.
Lilaj: “Vinim nga një fitore në Durrës dhe ishte më e lehtë. Ne i marrim ndeshjet një e nga një dhe duam të japim gjithmonë më të mirë. Normalisht që do dëshironim ti merrnim të dy trofetë, por kryesor është kampionati. Dëmtimi i Jashanicës na e zbehu pak fitoren. Futbolli i ka këto episode dhe ne duhet të ecim përpara. Moçkën e kam shok dhe ia kisha borxh një gol atij. Kështu që shënova një gol për të kompensuar penalltinë e humbur në Durrës. Ne duam të mbajmë të njëjtin ritëm në kampionat dhe kupë. Ndeshja ishte e hapur sot dhe ndoshta u duk se ne e morëm lehtë, por nuk ishte e tillë. Besoj se do bëjmë maksimumin edhe në kupë për ta fituar. Ne mundohemi të zbatojmë ato çfarë na udhëzon trajneri. Për momentin është shpejt për të thënë se kam nevojë për pushim, pasi jemi të freskët.”