Përfundon në barazim 1-1 ndeshja mes Manchester City-t dhe Everton-it në ‘Etihad Stadium’.
Një betejë e jashtëzakonshme që ka mbyllur javën e 2-të të Premier League-s në mënyrën më spektakolare, pasi 90 minutat ishin vërtet shumë emocionuese.
Rooney kaloi në avantazh Everton-in në minutën e 35-të, ndërsa pak minuta më pas, mbrojtësi i Manchester City-t, Walker u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve të marrë gjatë sfidës.
Në pjesën e dytë, City rriti ndjeshëm presionin duke kërkuar me ngulm golin e barazimit.
Pas shumë tentativash, ‘qytetarët’ realizuan në minutë e 82-të me Sterling që barazoi në 1-1.
Në minutën e 88-të, mesfushori i Everton-it, Schneiderlin u ndëshkua me karton të kuq, pasi mori kartoni ne dytë të verdhë.
Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe përfundoi 1-1, teksa Manchester City dhe Everton ndanë nga një pikë mes tyre.