Komisioni i Disiplinës ka dënuar skuadrën e Delvinës me humbje në tavolinë të ndeshjes kundër Përmetit, rezultatin 3-0.
Shkak për këtë vendim të Komisionit të Disiplinës vjen pasi Delvina refuzoi kushtet e ofruara nga klubi i Përmetit, dhomat e zhveshjes dhe dushet që ishin improvizuar pasi ambientet e brendshme të stadiumit përmetar janë në rikonstruksion e sipër.
Ekipit të Delvinës iu dukën të papërshtatshme këto kushte dhe refuzoi të dilte në fushën e lojës për të zhvilluar takimin e javës së 16-të të Kategorisë së Dytë në Grupin B.
Vendimi i Disiplinës për takimin Përmeti-Delvina:
6.KF “Delvina” per arsye refuzimi te luaj ndeshjen perkatese me KF “Permeti”,denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.