Erzeni nuk mundi të ngjitej në Superligë sezonin që lam pas edhe pse shijakasit kishin një sezon mjaft të mirë. Gara ishte tepër e fortë dhe ekipi i Erzenit nuk mundi të realizojë ëndrrën për të luajtur në Superiore.
Sipas burimeve të Newsport.al, trajneri i Erzenit, Dorian Bubeqi i cili seonin e kaluar udhëhoqi skuadrën në rezultate të shkëlqyera, do të konfirmohet edhe për edicionin e ri në krye të pankinës.
Newsport.al mëson gjithashtu se zyrtarizimi do të bëhet ditën e hënë.