Prishtina është lider në Superligën e Kosovës dhe kjo duhej të ndikonte që atmosfera në klubin më të madh në vend të jetë e mirë.
Mirëpo, kjo nuk është parë, së paku sot. Në stërvitjen e skuadrës kryeqytetase ka pasur edhe konfrontim fizik mes futbollistëve.
Sipas gazetës “Olle”, mbrojtësi Liridon Leci është kapur me sulmuesin e ri, Shend Kelmendi. Pas ofendimeve, ata kanë tentuar t’i ‘qërojnë hesapet’ edhe fizikisht, por një përshkallëzim të situatës e parandaluan futbollistët tjerë, shkruan Sheshi.