Nuk kanë munguar incidentet mes tifozëve pas derbit. Edhe pse ka qenë një rast sporadik, përplasjet fizike mes dy tifozërive nuk kanë munguar pas ndeshjes Tirana-Partizani.
Siç duket edhe në videon e siguruar nga redaksia e newsport.al, pak metra larg stadiumit “Selman Stërmasi”, grupe të tifozëve bardheblu dhe atyre të kuq nuk kanë nguruar të shkëmbejnë edhe grushte mes tyre, ndërsa ka qenë ndërhyrja e policisë që ka shpërndarë tifozët e acaruar mes tyre.