Përfundon në barazim 1-1, ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut.
Tefik Osmani shmang humbjen e Skënderbeut në Laç me një gol të mrekullueshëm në minutën e 92-të.
Mbrojtësi korçar realizoi pas asisit të Reza Karimit duke barazuar shifrat në 1-1.
Për Laçin shënoi Kanapari në minutën e 68-të, ndërsa dukej se kurbinasit do të ishin pranë një fitoreje të rëndësishme ndaj Skënderbeut.
Por ka qenë Osmani që ka shmangur humbjen e korçarëve dhe gjithçka tashmë do të vendoset në sfidën e kthimit për sa i përket kualifikimit për në gjysmëfinale.