HT/ Partizani B- Tirana B 0-3
Shënues: Macaj 36′, Deliaj 38′, Hasa 39′
Ka përfunduar me rezultatin 3-0 për Tiranën B, pjesa e parë e takimit kundër Partizanit B që po luhet në Pezë-Helmës në kuadër të javës 16-të të Kategorisë së Dytë.
Tre gola të shpejtë kundër Partizanit B nga ana e bardhebluve që zhbllokuan sfidën me realizimin e Elio Macajt në minutën e 36-të, ndërsa Fjoralb Deliaj dyfishoi dy minuta më pas. Një tjetër gol për Tiranën B do të vinte në minutën e 39-të me autor Gerard Hasën.