Në Kosovë do të luhet supersfida ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, e vlefshme për javën e 17-të të Superligës. Nëpërmjet një njoftimi, bëhet e ditur që Fatmir Tahiri do të vendosë drejtësi në kryendeshjen e javës së fundit.
Gjyqtari nga Mitrovica do të ketë asistentë Preniqi, Latifin dhe Mustafën. Ky takim do të luhet nesër në orën 13:00. /Gazeta Olle/