Sot, skuadra e Teutës ka zyrtarizuar Gerhard Prognin, duke përforcuar në këtë mënyrë repartin e mesfushës. Por, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën me dije që ka afruar edhe një mbrojtës. Bëhet fjalë për Bojan Markovic, i cili së fundmi është aktivizuar në kampionatin e Bosnjës.
” Mbrojtesi Bojan Marković Lojtari me i ri i Teutes .Lojtari vjen neser ne durres per te firmosur dhe menjher do jet nen urdherat e Tranjerit Magani.Lojtari ka nje karrier te sukseshme se fundim esht aktivizuar tek NK Celik Zenica ne Bosnje”, shkruhej në njoftimin e Teutës.