Sot, Tirana luajti kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për finalen e tretë të play-off në basketboll për meshkuj. Bardheblutë fituan me rezultatin 87-80, duke u shpallur pas 5 vitesh kampionë Shqipërie. Të pranishëm në këtë sfidë ishin edhe “Fanaticsat” të cilët tashmë kanë bojkotuar skuadrën e futbollit dhe në çdo ndeshje të basketit kanë qenë prezentë.
Por, menjëherë pas takimit mësohet se ata kanë shkuar përballë Vilës “Gold” duke protestuar për situatën e krijuar në futboll. Ultrasit bardheblu kurrsesi nuk mund ta pranojnë se ekipi i Tiranës po lufton për mbijetesë dhe marrëdhëniet me drejtuesit janë ftohur prej kohësh.