Bylis barazoi në shtëpi kundër Lushnjës, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Rezultati i kësaj sfide duket se nuk ka lënë shije të mirë tek stafi teknik, i cili tashmë do të ndryshojë formacionin titullar.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi ballshiot bën me dije që nesër kundër Shkumbinit do të ndryshojë 11-shja e hedhur në fushë nga trajneri Artan Mërgjyshi.
” Neser ora 14:00 ne Peqin! Luajme ne nje fushe mjaft te mire dhe besojme tek fitorja! Priten ndryshime ne 11-she!”, shkruhej në njoftimin e Bylisit në faqen zyrtare në facebook.