Kampionia e dimrit të Superligës së Kosovës, Trepça ’89 e ka realizuar dy transferime të tjera.
Fjala është për brazilianët Ronaldo dhe Da Conceiçao.
“Mbërrijnë në Kosovë dy përforcimet e paralajmëruar ditë më parë nga KF Trepça’89 FC. Brazilianët Ronaldo dhe Da Conceição”, thuhet në njoftimin e Trepçës 89.
Trepça ’89 e synon titullin kampion dhe trofeun e Kupës në futbollin e Kosovës.