Enea Jorgji është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e Europa League ndërmjet Arka Gdynia dhe fitueses së çiftit Ferencvarosh – Midtjylland. Ky takim do të luhet në datën 27 korrik dhe do të jetë sërish arbitri elbasanas që do të vendosë drejtësi.
Kujtojmë që në 12 korrik Jorgji gjykoi sfidën Bate Borisov – Alashkert që përfundoi me rezultatin 1-1, duke qenë i pagabueshëm në vendimet e tij. Gjyqtari shqiptar duket se i ka bindur në UEFA me performancën e tij dhe tashmë është zgjedhur sërish për të arbitruar në 27 korrik.