Vllaznia luan të shtunën në Durrës përballë Teutës dhe kuqeblutë do të provojnë të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë delikate. Teuta kërkon me çdo kusht fitoren për të hipotekuar qëndrimin në Superligë ndërsa Vllaznisë do t’i mjaftonte vetëm një pikë për të zgjidhur këtë histori.
Frika më e madhe e kuqebluve vjen nga gjykimi. Duke parë si janë zhvilluar ngjarjet në javët e fundit, me skuadrat që kanë patur nevojë për pikë dhe i kanë marrë ato në shumicën e rasteve të ndihmuar nga gjyqtarët, në Shkodër kanë arsye për të besuar se nuk mund t’ja dalin.
Për të mos u penalizuar dhe shmangur finalen me Tiranën që mund të vij në Shkodër për tre pikë, te Vllaznia duan gjyqtarë të huaj për Teutën. Burime për newsport.al pranë FSHF-së kanë bërë të ditur se një opsion i tillë mund të merret në konsideratë nëse Vllaznia bën hapa konkretë për këtë kërkesë.