Drejtuesit kinezë të Interit kanë mbërritur ditën e sotme në Milano për të zgjedhur përfundimisht trajnerin e ardhshëm.
Sipas “Calciomercato.it”, Guus Hiddink pritet të jetë trajneri i zikaltërve të Italisë. Gjithashtu edhe në mediet britanike po qarkullon emri i teknikut hollandez, i cili është mbi të gjithë kandidaturat e tjera.