Do të përcaktohet sot pasdite zyrtarisht orari i derbit të kryeqytetit Partizani – Tirana. Burime për neësport.al kanë treguar se pas kërkesës së bërë nga Supersport, ndeshja e parashikuar të luhet në orën 17:00 do të transferohet në orën 19:00. Ende nuk është bërë zyrtare por do të bëhet shumë shpejt. Partizani si klub organizator ka në axhendë sot një takim me drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe me drejtues të lartë të Policisë dhe më pas bashkë me miratimin e Tiranës do të përcaktohet përfundimisht orari i derbit që do të luhet ditën e dielë, në 25 shtator.