Të shtunën dhe të dielën do të luhen të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës. Ndryshe nga sa ishte parashikuar që dy takime të zhvillohen në orën 14:00, Federata e Kosovës së Futbollit ka vendosur që të gjitha sfidat të luhen në të njëjtën kohë.
Bëhet me dije që tre ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ndërsa tre të tjera të dielën.
Ja ndeshjet e javës së pestë të Superligës së Kosovës:
E shtunë
Llapi – Besa
Prishtina – Vllaznia
Flamurtari – Liria
E diel
Vëllaznimi – Feronikeli
Trepça ’89 – Gjilani
Drita – Drenica