Pas përfundimit të marrëdhënieve mes lojtarit të kombëtares Ergys Kaçe dhe Viktoria Plzen në Çeki, ky i fundit kërkon tani që të qëndrojë në Greqi.
Mediat greke kanë shkruajtur se ndaj Kaçes ka shfaqur interes Herakles, por problemi për shqiptarin është rregulloja, e cila nuk lejon huazimin e mesfushorit në merkaton e janarit.
Rregullorja në Greqi lejon huazimin e lojtarëve grek nën moshën 24-vjeç, por në rastin konkret për korçarin me pasaportë shqiptare nuk mund të bëhet asgjë.
Duke parë se interesimi nga ana e Herakles për korçarin është serioz, po rishihen mundësi të tjera për të transferuar mesfushorin e kombëtares në Greqi.