Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë e finales së Kategorisë së Parë mes Lushnjes dhe Kamzës.
Ndeshja që po zhvillohet në “Elbasan Arena” ka pasur ritëm, raste për shënim dhe dyluftime të shumta në fushë.
Të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira për shënim, por pa mund të finalizojnë siç duhet.
Xhafa në minutën e 35-të pati shansin ‘e artë’ për të shënuar pas krosimit të Mones, por lojtari i Lushnjes nga fare pranë portës goditi jashtë.
Në minutën e 37-të ishte Taullau sërish për Lushnjën që lëshoi një të djathtë potente, por topit preku traversën e portës së Kamzës.
Dy minuta më pas ishte Rezi që pati shansin për të kaluar Kamzën në avantazh, pas një pasimi të saktë nga Morina. Sulmuesi i Kamzës doli përballë portierit, por nuk e mposhti dot portierin e Lushnjes.