Ka përfunduar ndeshja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra, mes Tiranës dhe Flamurtarit, me rezultatin 72-59.
Tirana fitoi kështu Superkupën, në pallatin e sportit “”Ramazan Njala” të Durrësit. Ekipi bardheblu e dominoi takimin teksa ishte superior në të këtr periodat (19-14, 24-21, 10-13, 19-11).
Ky është trofeu i dytë sezonal për Tiranën, që ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë.