Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot paradite për të marrë disa vendime. Lojtari i Korabit është pezulluar me dy ndeshje ndërkohë që vendimet e tjera të marra i përkasin kategorive inferiore. Disiplina edhe këtë rradhë nuk ka marrë një vendim për derbin Tirana – Partizani, takim i cili vijon te mbetet në hetim pas kërkesës së bërë nga të kuqtë për tre pikët në tavolinë.
Vendimet e Disiplinës
1.Lojtari i KF “Korabi” Erkan Spahija, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.Lojtari i FK “Skrapari”, Klevis Jaho pë sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Lojtari i KF “Domosdova”, Ermir Llojko për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Zyrtari i FK “Tirana” U-17, Ergis Shameti për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, denohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Rrezimin e kerkeses se lojtarit te KF “Akademia ”, Dejvi Lutaj, si te pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.